Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA-ja u largua, por BE-ja mbetet në Paktin e Parisit për klimën

SHBA-ja u largua, por BE-ja mbetet në Paktin e Parisit për klimën

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka këmbëngulur të martën se blloku 27-vendesh do t’i përmbahet marrëveshjes historike të Parisit për klimën edhe pse Donald Trumpi në një nga vendimet e tij të para si president i SHBA-së vendosi të tërhiqet.

Duke folur një ditë pasi Trumpi bëri njoftimin, presidentja e Komisionit të BE-së, Von der Leyen ka thënë se “Evropa do të ruajë qëndrimin dhe do të vazhdojë të punojë me të gjitha vendet që duan të mbrojnë natyrën dhe të ndalojnë ngrohjen globale”.

“Marrëveshja e Parisit vazhdon të jetë shpresa më e mirë për mbarë njerëzimin”, ka thënë ajo në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, raporton AP.

Të hënën vonë, Trump ka njoftuar se SHBA-ja, një nga ndotësit më të mëdhenj me karbon, do të tërhiqet nga marrëveshja e klimës në Paris. Kjo konsiderohet goditje e madhe për përpjekjet në mbarë botën për të luftuar ngrohjen globale.

Von der Leyen ka insistuar gjithashtu në rritjen e bashkëpunimit me SHBA-në në vend të rritjes së konkurrencës.

Ne duam më shumë bashkëpunim me të gjithë ata që janë të hapur për të”, ka thënë ajo.  “Përndryshe rreziku u kanoset të gjithë vendeve. Pra, prioriteti ynë i parë do të jetë angazhimi i hershëm, diskutimi i interesave të përbashkëta dhe gatishmëria për të negociuar. Ne do të jemi pragmatikë, por do t’u qëndrojmë gjithmonë parimeve tona. Ne do të mbrojmë interesat tona dhe mbrojmë vlerat tona sepse kjo është rruga evropiane”.

Teksa konkurrenca për qasje në lëndët e para dhe teknologjitë e reja po rritet në mbarë botën, von der Leyen ka bërë thirrje për kufizim të përdorimit të tarifave dhe sanksioneve në mënyrë që të shmanget “një garë globale”, duke shtuar se nuk është në interesin e askujt dëshira për ta destabilizuar ekonominë globale. /koha

Exit mobile version