SHBA-ja është “thellësisht e shqetësuar” nga humbja e jetëve civile në një sulm ajror izraelit në veri të Gazës, tha sot Departamenti i Shtetit, raporton Anadolu.
“Ky ishte një incident i tmerrshëm me një rezultat të tmerrshëm”, u tha gazetarëve zëdhënësi Matthew Miller.
Deklaratat e tij erdhën pasi Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se të paktën 93 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm izraelit në një ndërtesë banimi në qytetin Beit Lahiya sot.
Miller tha se nuk mund të flasë për numrin total të vdekjeve, por shtoi: “Ka raportime për dy duzina fëmijë të vrarë në këtë incident”.
SHBA-ja i është drejtuar qeverisë izraelite për të pyetur se çfarë ka ndodhur atje, shtoi ai.
Më shumë se 43.000 palestinezë janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi luftën e tij kundër enklavës më 7 tetor 2023, ku shumica e të vdekurve kanë qenë gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 101.000 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Më shumë se një vit pas sulmeve izraelit, pjesë të gjera të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade gjymtuese ndaj ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli akuzohet për gjenocid kundër palestinezëve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.