Dy rastet e para pediatrike të lisë së majmunit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar nga zyrtarët shëndetësorë të shtunën, shkruan BBC.
Një pacient është një fëmijë i vogël në Kaliforni dhe tjetri është një foshnjë jo-rezidente në SHBA, e cila po kalonte tranzit nëpër zonën e Uashington DC.
Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thanë se të dy fëmijët ishin në gjendje të mirë.
Sipas CDC, fëmijët nën tetë vjeç janë më të rrezikuar ndaj këtij virusi.
Më shumë se 2.500 raste të virusit janë regjistruar në të gjithë SHBA-në.
Shumica e rasteve janë zbuluar te meshkujt homoseksualë dhe biseksualë në kontakte të shpeshta seksuale. /koha