Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA-ja përsërit mbështetjen për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse në Siri

SHBA-ja përsërit mbështetjen për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përsëriti mbështetjen e vendit të tij për një tranzicion politik paqësor drejt qeverisë gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse në Siri, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës me shkrim të zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, Blinken ka biseduar në telefon me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud.

Në bisedë Blinken konfirmoi edhe një herë mbështetjen e SHBA-së për një tranzicion politik paqësor drejt një qeverie gjithëpërfshirëse dhe të llogaridhënëse në Siri.

Qëllimi i përbashkët i komunitetit ndërkombëtar është respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë sirianëve, përfshirë grupet e pakicës dhe të parandalohet përdorimi i Sirisë si një bazë për terrorizmin, tha Blinken. Ai më tej theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të lehtësojë rrjedhën e ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe falënderoi qeverinë saudite për ofrimin e ndihmës për popullin sirian.

Blinken gjithashtu me Al Saud diskutoi edhe përpjekjet që vazhdohen për të arritur një armëpushim në Gaza, që do të lejonte lirimin e të gjithë pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare.

Sekretari Blinken i cili diskutoi gjithashtu ndalimin e konflikteve midis Izraelit dhe Libanit, theksoi se duhet të vazhdojë mbështetja për institucionet legjitime të sigurisë të Libanit, si ushtria dhe forcat e policisë.

Exit mobile version