Ekipi olimpik i SHBA-së ka përfunduar në vend të parë në tabelën e medaljeve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Amerikanët kanë fituar në Tokio, 39 medalje të arta, 41 të argjendta e 33 të bronzta. Në total fituan 113 medalje.
Kina doli e dyta në renditje, me 38 medalje të arta, 32 të argjendta e 18 të bronzta, në total 88 medalja.
Vendi i tretë i ka takuar nikoqirit Japonisë. Japonia në total fitoi 58 medalje, prej tyre 27 të arta, 14 të argjendta e 17 të bronzta.
Britania e Madhe ka përfunduar në vend të katërt me një total prej 65 medaljeve, prej tyre 22 të arta, 21 të argjendta e 22 të bronzta. Për Britaninë është olimpiada e dytë më e suksesshme, pas “Rio 2016”, ku kishte fituar 67 medalje.