Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA-ja njofton ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë 725 milionë...

SHBA-ja njofton ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë 725 milionë dollarë

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do t’i sigurojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë rreth 725 milionë dollarë, njoftoi sot Sekretari i Shtetit Antony Blinken, transmeton Anadolu.

Paketa e fundit përbëhet nga raketa antiajrore Stinger, armë antidron, municion HIMARS, fishekë artilerie 155 mm dhe 105 mm, dronë dhe mina tokësore kundër personelit.

Ajo përfshin gjithashtu sisteme antitank Javelin dhe AT-4, raketa TOW, armë të vogla dhe municione, si dhe “pajisje të paspecifikuara për të mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare”.

“Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 vende qëndrojnë të bashkuara për të siguruar që Ukraina të ketë aftësitë që i nevojiten për të mbrojtur veten kundër agresionit rus”, tha Blinken në një deklaratë.

Njoftimi vjen ndërsa diplomati i lartë i SHBA-së është planifikuar të udhëtojë në Bruksel këtë javë për takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s më 3-4 dhjetor.

Exit mobile version