Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA-ja mund t’i japë fund operacionit për skelën lundruese në Ga’za që...

SHBA-ja mund t’i japë fund operacionit për skelën lundruese në Ga’za që rezultoi me dështim

Gazeta “The New York Times” (NYT) pretendon se SHBA-ja mund t’i japë fund operacionit të skelës lundruese e cila u nis për ndihma humanitare në brigjet e Rripit të Gazës dhe rezultoi me një “dështim”, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të NYT, organizatat e ndihmave deklaruan se skela lundruese prej 230 milionë dollarësh që u ndërtua nga ushtria amerikane për të dërguar ndihma humanitare në Gaza ka dështuar në masë të madhe në përmbushjen e funksionit të saj dhe se operacionet e kryera në këtë mënyrë ndoshta do të përfundojnë disa javë më herët se sa pritej.

Skela, ndërtimi i së cilës u ndal për pak kohë për arsye sigurie dhe e cila u riparua pas dëmtimit nga dallgët, shërbeu afro 10 ditë që nga ndërtimi i saj. Kur projekti i skelës lundruese u soll në rend dite, Rripi i Gazës ishte në prag të urisë dhe megjithëse Izraeli ka lejuar ndihmat humanitare në javët e fundit, organizatat e ndihmës paralajmërojnë se rajoni është ende “në rrezik nga uria”.

Megjithëse administrata e Bidenit fillimisht parashikoi se skela do të mbetej funksionale deri në shtator, zyrtarët ushtarakë amerikanë në ditët e fundit u kanë transmetuar organizatave të ndihmës se skela lundruese mund të çmontohet muajin e ardhshëm.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë deklaruan se shpresojnë se heqja e dokut lundrues më herët se sa pritej të jetë element presioni mbi Izraelin për të hapur më shumë rrugë tokësore për ndihmën humanitare dhe pretendojnë se projekti gjithashtu tërheq vëmendjen për nevojën urgjente për të ofruar ndihmë humanitare për Gazën.

Në anën tjetër, vështirësitë e projektit zhgënjyen edhe zyrtarët e lartë të administratës së Bidenit.

– Skela lundruese në Gaza

Skela lundruese e cila u ndërtua nga SHBA-ja në bregun e Gazës në një periudhë për më shumë se dy muaj për të ofruar ndihma humanitare nga deti dhe u bë funksional më 17 maj, u prish dhe u bë jofunksionale brenda pak javësh për shkak të kushteve të këqija atmosferike, gjë që shkaktoi kritika si një “dështim”.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se riparimi i dokut lundrues, i cili u copëtua në copa dhe u bë jofunksional për shkak të stuhisë së 7 qershorit, përfundoi dhe u vendos përsëri në vend.

Pentagoni njoftoi se kostoja totale e dokut lundrues në Gaza, e cila fillimisht u njoftua se ishte shpenzuar në 320 milionë dollarë, u ripërcaktua në rreth 230 milionë dollarë, përfshirë riparimin e tij.

Exit mobile version