Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar shitjen e armëve në vlerë 20 miliardë dollarë për Izraelin, përfshirë shumë avionë luftarakë dhe raketa të avancuara, ka njoftuar Departamenti i Shtetit.
Kongresi ka njoftuar për shitjen që përfshinë më shumë se 50 avionë F-15, raketa “AMRAAM”, municion, eksplozivë, automjete taktike.
Megjithatë, armët nuk priten të arrijnë në Izrael shpejt pasi janë kontrata që marrin vite për t’u përmbushur. Shumica e atyre që po shiten janë për ta ndihmuar Izraelin ta rrisë kapacitetin ushtarak në periudhë afatgjate, raportoi AP.
“SHBA-ja është e përkushtuar për sigurinë e Izraelit, dhe është jetësore për interesat kombëtare të SHBA-së që ta ndihmojë Izraelin të zhvillojë dhe mbajë kapacitet të fuqishëm dh të gatshëm të vetëmbrojtjes. Kjo shitje e propozuar konsiston me këto objektiva”, ka thënë DASH. /koha