Ballina Arritje Teknologji SHBA-ja heton përdorimin e router-ëve TP-Link nga hakerët Kinezë

SHBA-ja heton përdorimin e router-ëve TP-Link nga hakerët Kinezë

Këto hetime mund të çojnë në një ndalim të shitjes së routerëve TP-Link në SHBA vitin e ardhshëm.

Sipas Wall Street Journal disa autoritete Amerikane po hetojnë routerët TP-Link duke i lidhur ato me sulmet kibernetike Kineze. Departamenti i Drejtësisë, i Mbrojtjes dhe Tregtisë kanë hapur secili hetimet e tyre dhe burime për WSJ thonë se ai i Tregtisë ka drejtuar gishtin tek TP-Link.

Këto hetime mund të çojnë në një ndalim të shitjes së router-ëve TP-Link në SHBA vitin e ardhshëm.

Në Shtator WSJ raportoi se një valë sulmesh kibernetike Kineze ndaj SHBA-së përfshinin shumë router TP-Link. Sulmuesit kishin vënë në shënjestër organizata shtetërore dhe Departamente të Mbrojtjes.

TP-Link aktualisht ka 65 përqind të tregut të router-ëve në SHBA për bizneset e vogla dhe shtëpitë. Gjithashtu pajisjet e kompanisë përdoren gjerësisht nga Departamenti i Mbrojtjes dhe NASA.

Por WSJ thotë se shpeshherë routerët vinë me probleme sigurie dhe kompania ka dështuar ti adresojë këto probleme apo të ndërveprojë me komunitetin e sigurisë.

Nëse router-ët TP-Link dëbohen nga SHBA-ja, do të ishte vendimi më i madh për heqjen e pajisjeve Kineze të telekomunikacionit që prej Huawei në 2019-ën.

Exit mobile version