Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), gjenerali Michael Erik Kurilla, do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar për vendimin përfundimtar me qëllimin për rikthimin në vendet e tyre të anëtarëve të DEASH-it që mbahen në kampet në Siri, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga CENTCOM, thuhet se Kurilla ka vizituar ushtarët amerikanë që ndodhen në Siri dhe përfaqësuesit e PKK/YPG-së e cila përdor emrin SDF.
Deklarata vuri në dukje se Kurilla vizitoi Sirinë dhe u takua me ushtarët dhe komandantët amerikanë të vendosur në rajon, si dhe me përfaqësuesit e PKK/YPG-së e cila përdor emrin SDF, ndërsa ka bërë vlerësime rreth përpjekjeve për të parandaluar ringjalljen e DEASH-it në rajon dhe për situatën që zhvillohet në Siri.
Kurilla vizitoi kampet që ndodhen në verilindje të Sirisë ku qëndrojnë më shumë se 40.000 njerëz të zhvendosur për të cilët pretendohet se kanë lidhje me DEASH-in, thuhet në deklaratën ku vëmendja u tërhoq edhe mbi objektet e paraburgimit të kontrolluara nga elementët e PKK/YPG-së në të cilat përfshihen më shumë se 9.000 të burgosur të DEASH-it nga 50 vende.
“Gjenerali Kurilla theksoi se CENTCOM vazhdon të fokusohet në mbështetjen e rikthimin e banorëve të kampeve Al-Hol dhe Al-Roj në vendet e tyre. Kurilla gjithashtu përsëriti se CENTCOM do të vazhdojë të punojë për vendimin përfundimtar me komunitetin ndërkombëtar për riatdhesimin e luftëtarëve të DEASH-it”, thuhet në deklaratë.