Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA-ja dhe Filipinet fillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

SHBA-ja dhe Filipinet fillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

Mes SHBA-së dhe Filipineve ka nisur stërvitja ajrore ushtarake e quajtur “Cope Thunder”, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Filipineve (PNA), Zëdhënësi i Forcave Ajrore në Filipine (PAF), kolonel Consuelo Castillo, deklaroi se përfaqësues nga forcat ajrore të Malajzisë, Tajlandës, Australisë, Japonisë dhe Indonezisë do të marrin pjesë në stërvitje si vëzhgues ndërkombëtarë për herë të parë.

Castillo deklaroi se stërvitja ajrore e organizuar midis PAF-së dhe Forcave Ajrore të Paqësorit të SHBA (PACAF) ka filluar në qytetin Pampanga.

Duke deklaruar se Filipinet kanë përcaktuar një personel ushtarak prej 729 personash, duke përfshirë avionë luftarakë të tipit “FA-50PH” dhe “A-29B Super Tucano” si dhe helikopterë të llojit “S-76A” dhe “S70i”, Castillo vuri në dukje se në stërvitje do të marrin pjesë edhe SHBA-ja me një personel ushtarak prej 250 personash dhe 12 avionë luftarakë F-16.

Castillo vuri në dukje se stërvitja do të fokusohet në stërvitjet trajnuese në terren mbi manovrat dhe taktikat ajrore.

Stërvitja e quajtur “Cope Thunder” do të zgjasë deri më 18 prill.

Më 24 mars ka nisur stërvitja Salaknib, pjesë e stërvitjes ushtarake “Salaknib dhe Balikatan (SABAK)” që mbahet çdo vit ndërmjet Filipineve dhe SHBA-së, e cila do të përfundojë më 11 prill.

SHBA-ja dhe Filipinet organizojnë çdo vit stërvitjen e përbashkët ushtarake SABAK. Në gjuhët lokale, Salaknib do të thotë “mburojë” dhe Balikatan do të thotë “sup më sup”.

Gjatë stërvitjes Kina shpesh reagon ndaj SHBA-së dhe Filipineve.

Exit mobile version