SHBA-ja aprovon shitjen e ar’mëve për Tajvanin në vlerë 2 miliardë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar shitjen e armëve prej 2 miliardë dollarë për Tajvanin, përfshirë dorëzimin për herë të parë të një sistemi të avancuar të mbrojtjes raketore tokë-ajër – një lëvizje që do ta zemërojë Kinën.

Zyra presidenciale e Tajvanit të shtunën e ka falënderuar Washingtonin për aprovimin. Me presidentin e ri, Lai Ching-te, Tajvani ka rritur masat mbrojtëse ndërsa Kina ka rritur kërcënimet ushtarake ndaj territorit që pretendon se është pjesë e saj.

SHBA-ja është aleati më i fuqishëm i Tajvanit.

“Fuqizim i kapaciteteve vetëmbrojtëse të Tajvanit është themeli për ruajtjen e stabilitetit rajonal”, ka thënë zëdhënësi presidencial i Tajvanit, Karen Kuo.

Në pakon e armëve përfshihen tre sisteme të avancuara të raketave tokë-ajër, NASAMS, dhe pajisje të tjera në vlerë 1.16 miliardë dollarë. Po ashtu, përfshin sisteme radari në vlerë 828 milionë dollarë.