Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, gratë ftohen të marin ditë të lirë dhe të mos shpenzojnë...

SHBA, gratë ftohen të marin ditë të lirë dhe të mos shpenzojnë para

Organizatorët e marshit të januarit të gruas ftuan gratë të mërkurën të marrin ditë të lirë dhe të mos shpenzojnë para që të tregojnë fuqinë e tyre ekonomike dhe ndikimin në shoqërinë amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një ditë pa gra” (A Day Without Woman) është aksioni i parë i madh i grupit që një ditë pas inaugurimit të Presidentit Donald Trump ka organizuar një marsh proteste në të gjithë SHBA-në, ku miliona gra dolën në rrugë për të protestuar kundër mizogjinisë, pabarazisë dhe shtypjes.

Edhe pse nuk dihet se sa shumë gra do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje, mijëra gra i kanë dhënë mbështetje këtij aksioni.

Aksioni ka të bëjë me Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin, kurse organizatorët theksojnë se duan të “qëndrojnë me gratë në mbarë botën”, të cilat kishin mbështetur përpjekjet e tyre duke organizuar protesta të ngjashme më 21 janar në qytete në mbarë botën.

Zëdhënësja Cassady Findlay tha se organizatorët janë frymëzuar nga protestat e fundit “Dita pa Emigrantët”, të cilat u mbajtën muajin e kaluar në të gjithë SHBA-të.

Siç tha ajo, qëllimi i fushatës është të nxjerrë në pah ndikimin e grave në sistemin socio-ekonomik dhe t’u tregojmë se si puna e paguar dhe e papaguar e grave mbanë amvisëritë, komunitetin dhe ekonominë.

“Ne ofrojmë të gjitha këto vlera dhe mbajmë sistemin, dhe nuk marim përfitimet e njëjta nga ajo”, ka thënë Findlay.

Për dallim nga marshi i grave, protesta e sotme fokusohet në mungesën e grave, të cilat udhëzohen për takime lokale dhe grupet në komunitetet lokale, por larg nga puna, punëtoritë apo blerjes përmes internetit. Organizatorët gjithashtu ftuan gratë të vishen në të kuqe për të treguar dashurinë dhe sakrificën.

Organizatorët në New York planifikojnë të mblidhen në parkun qendror në mesditë. Tubimet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas janë planifikuar në Filadelfia, Baltimore, Milwaukee, Washington, Berkeley dhe Kaliforni.

Disa shkolla në Maryland, Virxhinia dhe Karolinën e Veriut kanë anuluar mësimet për shkak të pjesëmarrjes së punonjësve në tubime.

Roli i gruas në shoqërinë amerikane është i rëndësishëm. Sipas regjistrimit të popullsisë, gratë përbëjnë më shumë se 47 për qind të fuqisë punëtore, por ende paguhen më pak se meshkujt. Sipas të dhënave zyrtare, amerikanet në vitin 2015 mesatarisht kanë fituar 40.742 dollarë, krahasuar me 41.212 dollarë sa kanë përfituar kolegët e tyre meshkuj.


Exit mobile version