Një gjykatëse federale në Massachusetts bllokoi të premten dëbimin nga SHBA-ja të studentes turke të doktoraturës në Universitetin Tufts, Rumeysa Ozturk, deri në njoftimin e mëtejshëm, në pritje të një vendimi për peticionin e saj, transmeton Anadolu.
Gjyqtarja e Rrethit e SHBA-së, Denise Casper, ndaloi largimin Ozturkut, duke vendosur se gjykata mund të ndalojë çdo dëbim për të ruajtur status quo-në duke përcaktuar nëse ajo ka juridiksion. Ajo e bazoi vendimin e saj në precedentë ekzistues federalë.
Avokati i Ozturkut paraqiti një peticion të enjten që kundërshtoi largimin e saj, duke bërë që gjykata të shqyrtojë nëse ka një mospërputhje ligjore mbi atë nëse gjykata ka juridiksion për të vendosur çështjen.
Ozturk, 30 vjeçe, studente PhD dhe me bursë Fulbright, u arrestua nga agjencia e Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE) të martën vonë pranë shtëpisë së saj në Somerville, Massachusetts, ndërsa po shkonte për një darkë iftari.
Avokati dhe familja e saj thanë se ajo u arrestua pas një fushate nga Canary Mission, një faqe interneti proizraelite që fut në listën e zezë studentët dhe aktivistët propalestinezë, që rrjedh nga një artikull që ajo shkroi në vitin 2024 duke kritikuar Izraelin.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio konfirmoi heqjen e vizës së Ozturkut të enjten dhe mbrojti arrestimin e saj.