SHBA-Franca-Britania, marrin përkrahje edhe nga një aleat i fuqishëm

Kanadaja ka paralajmëruar se mund të bëhet aleat i SHBA-së, Britanisë e Francës në sulmet ndaj Assadit në Siri. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë se shteti i tij mbështet këtë veprim.

“Kanada dënon përdorimin e armëve kimike në sulmin e javës së kaluar në Ghoutua të Sirisë. Kanadaja mbështet vendimin e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të ndërmarrë veprime për të degraduar regjimin e Asadit i cili përdori armë kimike kundër popullit të vet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të hetuar më tej përdorimin e armëve kimike në Siri. Ata që janë përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë” ka thënë Trudeau./Indeksonline/