ShBA emërojnë për herë të parë një ambasador në Sudan që nga 1996

John Godfrey

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e ngritën përfaqësimin e tyre diplomatik në Sudan nga niveli i të ngarkuarit me punë në nivelin e ambasadorit.

Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve e Sudanit “SUNA”, diplomati John Godfrey është emëruar ambasador i ShBA-së në Hartum.

Godfrey është bërë ambasadori i parë amerikan Hartum që nga viti 1996, kur marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u prishën.

Më parë diplomati Godfrey ka qenë zëvendësshefi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, dhe ka shërbyer edhe në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Vjenë dhe në ambasadat amerikane në Irak, Libi dhe Siri. /trt