Ushtria amerikane u dorëzoi bazën Bagram forcave afgane të sigurisë, pas gati 20 vjetësh.
Baza, e ndërtuar nga sovjetikët, është struktura më e madhe ushtarake e përdorur nga forcat amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, gjatë luftës së tyre kundër militantëve talibanë.
“Të gjitha forcat e koalicionit janë larguar nga Bagrami”, i tha një zyrtar amerikan agjencisë së lajmeve AFP.
Largimi i tyre mund të sinjalizojë se tërheqja e plotë e forcave të huaja nga Afganistani është afër.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se forcat amerikane do të largohen tërësisht nga ky vend deri më 11 shtator.
Ngjashëm janë zotuar edhe aleatët tjerë të NATO-s raporton Radio Evropa e Lirë.