Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA do të trajtojë ‘gjenocidin’ Ujgur në bisedimet me Kinezët

SHBA do të trajtojë ‘gjenocidin’ Ujgur në bisedimet me Kinezët

Zyrtarët amerikanë do të trajtojnë “gjenocidin” ndaj muslimanwve ujgur të Kinës javën e ardhshme në bisedime me zyrtarët kinezë në Alaskë, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të takohen me homologët e tyre kinezë më 18 dhe 19 Mars pas udhëtimit të tyre të parë jashtë shtetit në Japoni dhe Korenë e Jugut.

“Adresimi i gjenocidit kundër myslimanëve Ujgur do të jetë një temë diskutimi me kinezët direkt javën e ardhshme,” tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. /Mesazhi.com

Exit mobile version