Disa gorilla në Kopshtin zoologjik në Atlanta, kryeqyteti i shtetit Georgia në SHBA-së janë infektuar me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kopshti zoologjik në Atlanta thuhet se tek një tufë e gorillave janë vërejtur simptoma të tilla si kollë, rrjedhje hundësh dhe mungesë oreksi.
Mostrat e gojës, hundës dhe jashtëqitjes që u morën nga gorillat e species “Gorilla e ultësirave të Afrikës Perëndimore” u dërguan në laboratorin e Universitetit Georgia.
“Rezultatet e testeve dolën pozitive”, thuhet në deklaratën në të cilën shtohet se po priten rezultatet e mostrave të marra dhe ato të shputës të cilat janë dërguar edhe në Laboratorin Kombëtar të Shërbimeve Veterinare në rajonin Lowa.
Në deklaratë nuk jepet informacion lidhur me numrin e gorillave të prekura me COVID-19 ndërkohë që theksohet se ka filluar të merren mostra edhe nga gorillat e tjera në Kopshtin zoologjik ku ndodhen 20 gorilla në 4 tufa.
Në shtypin amerikan thuhet se sëmundja ka prekur 13 gorilla.
Gjithashtu edhe në muajin janar me COVID-19 u diagnostikuan 2 gorilla në Kopshtin zoologjik në qytetin San Diego të Kalifornisë. /aa