New Jersey, New York dhe disa vende në verilindje të SHBA kanë shpallur gjendjen e jashtëzakosnhme pas motit të ftohtë dhe stuhive të mëdha që kanë përfshirë vendet. Shërbimi kombëtar i motit në SHBA ka paralajmëruar përkeqësim të situatës në një pjesë të Pensilvanisë, New Jersey, New York dhe Connecticut.
Në një konferencë për shtyp, guvernatori i Neë York, Andrew Cuomo u këkroi qytetarëve të jenë të përgatitur për gjithcka.
“U bëj thjirrje të gjithëve të mos dalin nga shtëpitë të martën përvecse në raste vertet të domosdoshme, jini të kujdeshshëm dhe ruajani veten”
Shkollat janë mbyllur në Neë York dhe në disa qytete të Massachusetts dhe Connecticut, teksa më shumë se 6.500 fluturime janë anuluar në aeroportet e New Yorkut, Washingtonit, Bostonit, Baltimore dhe Philadelphia.
Ndërkohë kushtet e këqija të motit kanë detyruar kancelaren gjermane Angela Merkel të shtyjë për të premten udhëtimin drejt Washingtonit e për pasojë edhe takimin e planifikuar të martën me presidentin amerikan Donald Trump. Më një shpejtësi deri në 100 kilometër në orë, stuhia stella me shumë gjasë do të shkaktojë dëme të mëdha në verilindje të vendit. Stuhia e dimrit vjen pas një moti përgjithësisht të butë gjatë këtij viti në verilindje të SHBA, ku muaji shkurt u regjistrua muaji i dytë më i ngrohtë që prej vitit 1895.