SHBA dhe Arabia Saudite kundër Iranit: Mbështet terrorizmin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është shprehur se Irani prish stabilitetin në rajon dhe ofron mbështetje për terrorizmin, raporton Anadolu Agency (AA).

Pompeo, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me homologun saudit, Adil el-Xhubejr, në kuadër të një vizite në Arabinë Saudite.

Duke iu referuar krizës së Katarit, Pompeo ka tërhequr vëmendjen se është i rëndësishëm uniteti në rajonin e Gjirit dhe se e kanë të nevojshme krijimin e këtij uniteti.

Më tej ai ka bërë kritika të ashpra kundër Iranit, ku ka vënë në dukje se dëshirojnë që të sigurohen se Teherani nuk posedon armë nukleare.

Pompeo tha gjithashtu se Arabia Saudite është aleate themelore dhe mike e SHBA-ve dhe se siguria e vendit është një përparësi për ata.

Në lidhje me marrëveshjen për programin nuklear të bërë me Iranin, sekretari amerikan tha se “marrëveshja në këtë formë nuk ofron siguri”.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se do të vazhdojnë të punojë me aleatët europianë për rregullimin e marrëveshjes në fjalë, Pompeo ka theksuar: “Nëse rregullimet që do të kryhen nuk kënaqin presidentin Trump, ai do të heqë dorë nga marrëveshja ashtu sikurse e ka shprehur”.

– Më shumë embargo ndaj Teheranit

Ndërsa ministri i Jashtëm saudit, Xhubejr, në lidhje me raketat balistike të Iranit ka tërhequr vëmendjen se Irani shkel rregullat ndërkombëtare, ofron mbështetje ndaj terrorizmit dhe ndërhyn në punët e brendshme të rajonit.

Më tej Xhubejr ka shtuar se mbështesin politikën e SHBA-ve kundrejt Teheranit dhe kërkojnë që SHBA të zbatojë më shumë embargo.

Po ashtu Xhubejr ka theksuar se centralet nukleare në Iran duhet të inspektohen më shpesh, dhe se çështja e pasurimit të uraniumit në Iran duhet të anulohet përgjithmonë.

Ndër të tjera Xhubejr ka bërë të ditur se Pompeo gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, u takua me mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe princin e kurorës, Muhammed bin Selman, ku theksohet se të gjitha bisedimet kanë kaluar pozitive dhe konstruktive. Gjithashtu ai vuri në dukje se ka një konsensus të plotë mes dy vendeve në lidhje me çështjet rajonale.