Një zëdhënës i Pentagonit tha se Shtetet e Bashkuara po rrisin numrin e aeroplanmbajtëseve të vendosura në Lindjen e Mesme në dy, duke mbajtur një që është tashmë aty dhe duke dërguar një tjetër nga rajoni i Azisë Paqësore.
Sean Parnell tha se aeroplanmbajtësja “Carl Vinson” do të bashkohet me “Harry S. Truman” në Lindjen e Mesme për “të penguar agresionin dhe për të mbrojtur lirinë e tregtisë në rajon”.
Ky njoftim vjen ndërsa SHBA vazhdon bombardimet në Jemen, në një fushatë të nisur pasi Houthit kërcënuan se do të rifillonin sulmet ndaj anijeve të lidhura me Izraelin për shkak të bllokadës në Gaza.
Parnell tha gjithashtu se Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka urdhëruar “vendosjen e skuadroneve shtesë dhe mjeteve të tjera ajrore që do të forcojnë më tej aftësitë tona mbrojtëse ajrore”.