Departamenti i Shtetit të SHBA-së dënoi sulmin e ndërmarrë kundër atyre që po kryenin adhurim gjatë namazit të xhumasë në qytetin Kunduz të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit, Ned Price në një deklaratë me shkrim tha se “SHBA-ja dënon në mënyrën më të fuqishme sulmin kundër atyre që kryenin adhurim gjatë namazit të xhumasë në qytetin Kunduz të Afganistanit”.
Duke përcjellë ngushëllimet për familjarët e personave që humbën jetën në sulm, Psaki vuri në dukje se populli afgan meriton një të ardhme të pastruar nga terrorizmi.
Rikujtohet se 46 persona humbën jetën dhe 143 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë që u krye gjatë namazit të xhumasë në një xhami shiite në zonën Sayed Abad në rajonin Kunduz në veri të Afganistanit. /aa