SHBA, dadoja dhunon barbarisht 4 vjeçarin e sëmurë

Mesa duket në çdo vend të botës ekzistojnë dado apo edukatore që keqtrajtojnë të miturit në mënyrë çnjerëzore.

Rasti më i fundit është ai i ndodhur në Kentucky të SHBA-së.

Një fëmijë 4 vjeç me sindromën “Down” është keqtrajtuar mizorisht nga një dado që e kishte nën kujdestari.

Vogëlushi me emrin Luke vuante gjithashtu nga zemra dhe epilepsia.

E gjithë skena e keqtrajtimit të 4-vjeçarit është kapur nga një kamera e fshehtë, e vendosur nga nëna e vogëlushit, pas dyshimeve që ajo kishte kohët e fundit, duke parë sjelljen e të birit.

Në pamjet e kapura nga kamera shfaqet dadoja Lillian D. White teksa e tërheq zvarrë të voglin në dyshemenë e dhomës dhe madje duke i vënë edhe të pasmet në fytyrë.

Kjo e fundit është arrestuar dhe akuzuar për abuzim të shkallës së dytë. Ajo bëri lutje për falje të martën, por nuk ka komentuar më tej./tvklan.al