Pas shumë rekomandimesh, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi përdorimin e dozës së tretë të vaksinës Pfizer për personat mbi 65 vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundje specifike.
Doza përforcuese do të jepet të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.
Paneli këshillues tha se ende nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dozën e tretë për të gjithë personat mbi 16 vjeç.
Edhe kompania Johnson & Johnson, vaksina e së cilës jepet me një dozë, ka bërë me dije se një dozë e dytë ka shtuar efektivitetin kundër COVID-19.
Kompania Moderna po ashtu synon të kërkojë autorizimin për një dozë përforcuese të vaksinës së saj. /euronews