Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, arrestohet një student iranian nga agjentët kufitarë

SHBA, arrestohet një student iranian nga agjentët kufitarë

Studenti iranian Alireza Doroudi, i cili studion për doktoraturë në Universitetin e Alabamas në SHBA, u arrestua nga oficerët e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) të lidhur me Departamenti e Sigurisë së Brendshme, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës studentore “The Crimson White” të Universitetit të Alabamës, Doroudi i cili po ndjek një doktoraturë në inxhinieri mekanike, u arrestua nga zyrtarët federalë të imigracionit që erdhën në shtëpinë e tij.

Një zëdhënës i universitetit konfirmoi se studenti u arrestua nga agjentët dhe se agjentët e ICE-s nuk kanë dhënë asnjë deklaratë në lidhje me arsyen e arrestimit të Doroudi, i cili thuhet se ka hyrë në SHBA me një vizë studentore F-1.

Arrestimi i Doroudit ka ngritur shqetësime te studentët e universitetit në një kohë kur administrata e presidentit amerikan Donald Trump po intensifikon praktikat e arrestimit dhe dëbimit ndaj studentëve të universitetit me viza dhe kartë të gjelbër.

Një studente tjetër që u arrestua nga oficerët e ICE-s është Rümeysa Öztürk, e cila u prangos dhe u mor mbrëmjen e 25 marsit nga oficerët e ICE-s me rroba civile teksa ajo ishte larguar nga shtëpia e saj në Massachusetts për të shkuar në iftar.

Avokatja e Öztürk, Mahsa Khanbabai njoftoi se nuk është marrë asnjë lajm për klienten e saj, ndërkohë në një deklaratë të bërë nga Universiteti Tufts thuhet se administrata e universitetit nuk është lajmëruar në asnjë mënyrë për këtë proces arrestimi.

Më parë në SHBA u arrestua aktivisti palestinez Mahmoud Khalil, i cili kishte diplomuar në Universitetin Columbia pak kohë më parë.

Exit mobile version