Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, agjentët kufitar arrestojnë 308 emigrantë në ditën e parë të Trumpit...

SHBA, agjentët kufitar arrestojnë 308 emigrantë në ditën e parë të Trumpit në detyrë

Forcat e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) kanë arrestuar 308 emigrantë të paligjshëm në ditën e parë të administratës së presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu.

Siç raporton ‘New York Post’, zyrtari policor i emigracionit, Tom Homan, njoftoi se midis të arrestuarve janë individë të akuzuar për krime të tilla si vrasje dhe përdhunimi i fëmijëve.

Homan theksoi se oficerët e emigracionit filluan arrestimin e emigrantëve të paligjshëm që paraqesin një kërcënim për “sigurinë publike”. Ai shtoi se aktualisht në SHBA janë rreth 700 mijë të tillë.

CNN raportoi se mijëra trupa shtesë amerikane me detyrë aktive janë duke u vendosur në kufirin jugor me Meksikën pasi Trump urdhëroi një rritje të trupave në kuadër të iniciativës së tij për të goditur emigracionin e paligjshëm.

Të hënën, në ditën e inaugurimit, Trump udhëzoi ushtrinë që të rrisë praninë e saj në kufi për të luftuar emigracionin e paligjshëm, duke përfshirë edhe shpalljen e një emergjence kombëtare në kufirin jugor.

Exit mobile version