SHBA, 7 të plagosur gjatë një funerali në Milwaukee

Të paktën 7 persona janë plagosur të mërkurën në shtetin federal Wisconsin në SHBA ndërsa ishin mbledhur për një funeral, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth orës 13:00 një person i armatosur u ngrit në një automjet dhe hapi zjarr mbi turmën prej 100 personash që ishin mbledhur për ceremoninë e varrimit të një viktime të vrasjes në Qendrën e Varrimit Serenity në qytetin Milwaukee, raportoi faqja e internetit “Fox 6”.

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Departamentit të Policisë në Milwaukee, Michael Brunson, në një konferencë për media tha se oficerët dhe personeli gjetën 7 të plagosur me armë zjarri, njoftoi CNN.

Të plagosurit të moshës nga 24 deri në 48 vjeç janë shtruar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme.

Policia është duke hetuar incidentin dhe ka filluar kërkimet për të dyshuarin, tha Brunson.

“Kjo është një situatë e pajustifikuar. Ne po punojmë për të identifikuar se kush e kreu këtë akt”, shtoi ai.

Sipas “Journal Sentinel”, cermonia e varrimit ishte për një burrë i cili u qëllua për vdekje më 17 shtator.