35 diplomatët rus të shpallur si “persona të padëshiruar” (persona non grata) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë larguar nga Uashingtoni (Washington) së bashku me familjet e tyre me një avion të posaçëm.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kishte bërë të ditur se do të vendos për mënyrën e reciprocitetit pas marrjes së detyrës së Presidentit të ri të ShBA-së, Donald Trump.
Udhëheqja e Barak Obamas, e cila akuzonte Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje presidenciale me sulme kibernetike, mbylli edhe dy komplekse të Rusisë në ShBA.
Shon Spajsër (Sean Spicer), i emëruar për zëdhënës të Shtëpisë së Bardhë nga ana e Trump, deklaroi se ndaj Rusisë nuk është vepruar në mënyrë proporcionale.
Spajsër gjithashtu bëri të ditur se në të kaluarën edhe hakerët kinezë kishin ndërmarr sulme kibernetike dhe kanë vënë në dorë të dhënat e punonjësve të organizatave publike, mirëpo nuk është ndërmarr ndonjë veprim.
Ndërkaq edhe Trump ka bërë të ditur se dyshon nëse ka apo jo rol Rusia në vënien në dorë të postave elektronike të demokratëve përfshirë edhe Hilari Klinton (Hillary Clinton).
Trump bëri të ditur se të martën ose të mërkurën do ti publikoj disa të dhëna.
Zëdhënësi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, i cili do të marr në dorëzim detyrën më 20 janar, akuzoi udhëheqjen e Obamas për reagim joproporcional.