ShBA – 2 të vrarë dhe 4 të plagosur në sulmin me armë zjarri në Nju-Meksiko

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një agresor ka hapur zjarr në një bibliotekë publike në shtetin Nju-Meksiko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në sulmin e armatosur që ndodhi në qytetin Colvis me 40 mijë banorë, në afërsi të kufirit të Nju-Meksikos me Teksasin, janë plagosur 4 persona.

Pas sulmit agresori iu dorëzua forcave policore të cilat dolën në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët e policisë bëjnë të ditur se ende është herët për të thënë se sulmi ka të bëjë me terrorin, ndërsa shtojnë se marrja në pyetje e agresorit vazhdon ende.

Ndryshe, sipas Arkivës së Dhunës me Armë (GVA), organizatë kjo  joqeveritare e cila grumbullon të dhënat për incidentet e dhunës me armë në SHBA, deri më 28 gusht të vitit 2017, brenda vitit janë regjistruar 41.042 incidente të dhunës me armë, në të cilat kanë humbur jetën 10.197 persona.