Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, 11 mld dollarë tarifa kundër BE

SHBA, 11 mld dollarë tarifa kundër BE

Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

Subvencionet që Bashkimi Europian i ka dhënë prodhuesit francez të avionëve “Airbus” ndër vite, kanë nxitur autoritetet amerikane që të paralajmërojnë sanksione të reja tregtare në formën e tarifave ndaj dhjetëra specialiteteve europiane. Pala amerikane pretendon se subvencionet i kanë sjellë vendit dëme në masën 11 miliardë dollarë.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar tarifa shtesë deri në 11 miliardë dollarë ndaj Bashkimit Europian pasi politikat e subvencionimit që unioni zbaton prej vitesh po dëmtojnë konkurrencën.

Agjencia amerikane për tregtinë ndërkombëtare informon se vendimi është marrë bazuar në konkluzionet e një raporti të Organizatës Botërore të Tregtisë, ku pala europiane fajësohet se me faljet e vazhdueshme fiskale e ka vënë prodhuesin francez të aeroplanëve, “Airbus”, në konkurrencë të padrejtë përballë rivalit amerikan, “Boeing”.

Zëdhënësi i “Airbus” tha se akuzat për dëme rreth 11 miliardë dollarë që i janë shkaktuar SHBA-së si pasojë e subvencioneve nga BE-ja janë të ekzagjeruara.

Sipas zyrtarëve amerikanë, tarifat disamliarddollarëshe pritet të hyjnë në fuqi brenda pak muajsh nëse Bashkimi Europian nuk ndërron qëndrim.

Lista e produkteve që do të prekeshin më së shumti nga kjo betejë e re tregtare përfshin disa specialitete europiane, siç janë avionët e pasagjerëve, tipe të ndryshme djathërash dhe verërash, disa modele motoçikletash apo veshjesh të sipërme.

Tarifat e propozuara do i shtoheshin atyre që SHBA-të kanë vendosur prej vitit të kaluar ndaj importeve të çelikut dhe aluminit nga Europa, dhe rreth 2,8 miliardë euro tarifa që BE-ja miratoi në përgjigje ndaj produkteve me origjinë amerikane.

Bashkimi Europian deklaroi të martën se tarifat e reja amerikane nuk kanë gjasë të aprovohen nga Organizata Botërore e Tregtisë, porse autoritetet europiane mbeten të gatshme të marrin masa reciproke./Ora News.tv

Exit mobile version