Mbrojtësi i krahut të majtë, Luke Shaw do t’i mungoj Anglisë edhe në ndeshjen kundër Danimarkës pasi nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi që po e mundon tashmë disa muaj.
Shaw nuk është paraqitur në stërvitjen e së mërkurës duke shtuar dilemat për mungesën ndaj Danimarkës, ndeshje kjo që luhet të enjten prej orës 18:00 në kuadër të Grupit C.
Shaw është mbrojtësi i vetëm i krahut të majtë tek Anglia dhe pritej të rikthehej kundër Danimarkës. Në krahun e majtë tek Anglia në fitoren 1:0 kundër Serbisë, u aktivizua Kieran Trippier që pritet të luaj edhe kundër Danimarkës.
Mungesa e mbrojtësit Shaw do të jetë e madhe për Anglisë pasi trajneri Gareth Southgate ka llogaritur në aktivizimin e tij prej ndeshjes së parë të Evropianit.
Në fakt, Shaw nuk ka luajtur prej muajit shkurt por është ftuar në Evropian me shpresën se do të ishte plotësisht i rikuperuar dhe do ta ndihmonte ekipin në fushë.