Ballina Artikuj Sharja si ves i mungesës së etikës, kulturës…

Sharja si ves i mungesës së etikës, kulturës…

Mr.sci. Saad Riza Gashi

Sot ne bote fliten rreth 7000 gjuhe.
Ne te gjitha keto gjuhe, sharja nuk llogaritet si nje fraze e mire, miresjellje apo bonton. Perkundrazi, ajo konsiderohet si diqka jo etike, e turpshme, primitive, ofenduese, pahijshme, e ndyre, johigjienike, vulgare, neveritese, dhe si e tille, eshte ne kundershtim te plote me normat shoqerore te sjelljes se mire.
Disa prind me nje edukate dhe nivel shume te ulet te kultures, femijeve te tyre fjalet e para iu mesojne sharjen! Disa te tjere, sharjet e para kane filluar t’i perdorin ne moshe te adoleshences, kur zakonisht njeriu krijon “idhuj” ne te shprehur, veshje, gjestikulime, etj. Keta “idhuj”, te cilet jane pa shkolle dhe vlera edukative dhe kulturore, fatkeqesisht, me se shpeshti dijne me qene “te fortit” apo “mangupët” e lagjes apo te qytetit. Gjithashtu edhe protagonistet e filmave te kohes me te re, portalet, si dhe disa “pisa” me familje te degjeneruar, qe u ipet hapesire neper media, ndikojne qe e sharja te perhapet tek rinia, e duke mos perjashtuar sot edhe te rejat.
Psikologu Timothy Jay ne librin e tij, “Perse shajme” , shkruan se nje nga aresyet e nje shprehje te tille te shemtuar eshte, demtimi i amigdales, pjeses se trurit e cila menaxhon me humbje të kontrollit, reagime të tepërta ose shpërthime emocionale dhe zemerime.
Zakonisht, tipa qe me se shumti perdorin kete shprehje te ndyte, jane ata qe kane fjalor te varfer, kane komplekse te uleta, kane vakum kulturor dhe edukativ me te madh, deshirojne te duken me “mangupa”, etj.
Me e pyet pse shan, nuk e din pse, nuk e din qe ka mbetur peng dhe skllav i nje vesi te krijuar prej kohes se adoleshences. Edhe pse ne moshe te shtyer, 50, 60… vjeç, ai nuk e kupton qe personalitetin e tij e ka te ndertuar mbi bazen e veseve, ndytesirave dhe mbeturinave te mbetura nga adoleshenca.
Prandaj, sharja ne asnje menyre nuk meriton te pranohet dhe tolerohet ne mesin tone, dhe si diqka e jo etike, turpshme, primitive, ofenduese, e pahijshme, e ndyre, johigjienike, vulgare, neveritese. Si e tille gjithsesi do te kundermoje ne: zemer, tru, shpirt, ambient, etj.
Prandaj vendin e ka vetem ne mbeturina.

” Vërtet Allahu nuk e do njeriun gojëndyrë dhe të paturpshëm”, Muhamedi a.s.

Mr.sci. Saad Riza Gashi

Exit mobile version