Shaqiri tregon dobësinë e Unitedit të Mourinhos

Xherdan Shaqiri e ka kritikuar mbrojtjen e Manchester United.

Ai theksoi që mbrojtja e Unitedit është e thyeshme, nëse kundërshtari luan shpejtë.“United ka problem me mbrojtje dhe golat tona e dëshmuan këtë”, deklaroi Shaqiri.

“Nëse luani shpejtë dhe me guxim, ata shfaqin problemet e tyre. Janë të thyeshëm në mbrojtje”, shtoi ai.Stoke ndali Unitedin pas tri fitoreve radhazi, duke luajtur baras 2:2.