Ish-futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri është rikthyer në stërvitje me Chicago Fire-n
Ishte raportuar se futbollisti shqiptar nuk do të kthehej më në Amerikë, por duket se Shaqiri pritet të luaj me klubin e Chicago deri në fund të kontratës së tij që skadon në fund të këtij viti.
Pas aventurës në Euro 2024, u raportua se Shaqiri preferon rikthimin në futbollin europian dhe madje mori ofertën e parë nga Baseli, ish-skuadra e tij e fëmijërisë.
32-vjeçari ka kontratë me Chicagon deri në fund të këtij viti, pra deri më 31 dhjetor dhe më pas mbetët “lojtar i lirë”.
Vlera momentale e Shaqirit në sajtin e njohur të statistikave, “transfermarkt” është 2 milionë euro.
Kujtojmë që Shaqiri pasi përfundoi Euro 2024, u pensionua nga Kombëtarja e “helvetikëve”