Xherdan Shaqiri është rikthyer me fitore te Baseli pas 12 vjetësh. Inkuadrimi i tij në fushë në minutën e 66-të u prit me ovacione dhe duartrokitje nga mbi 30 mijë shikues në “St. Jakob-Park” në Basel.
Baseli fitoi me rezultatin 2:0 të dielën ndaj Yverdonit. Golin e parë të ndeshjes që i takoi javës së pestë të Superligë së Zvicrës, e shënoi Albian Ajeti. Ai shënoi gol në minutën e tetë, ndërsa kompletoi takimin.
Nga minuta e parë u paraqit edhe Benjamin Kololli. Kololli u zëvendësua në minutën e 66-të, kurse
Taulant Xhaka u inkuadrua në vend të Leon Avdullahut në minutën e 86-të. Dion Kacuri luajti në pjesën e parë për Yverdonin. Për Baselin ishte fitorja e tretë nga pesë ndeshje. Yverdoni ka dy barazime dhe tri humbje.