Xherdan Shaqiri i ka dhënë fund karrierës impresive të Kombëtarja e Zvicrës. Këtë vendim të papritur, Shaqiri e ka bërë të ditur të hënën nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet me Zvicrën dhe momente të paharruara. Është koha për t’i thënë lamtumirë ekipit nacional”, ka shkruar Shaqiri.
Kampionati Evropian “Gjermania 2024”, ku Zvicra u eliminua në çerekfinale ishte i fundit për Shaqirin 32-vjeçar.
Ndërkohë, ndeshja e fundit me fanellën e Zvicrës ishte pikërisht çerekfinalja kundër Anglisë, në të cilën Zvicra humbi pas penalltive edhe pse Shaqiri ishte i saktë nga pika e bardhë.
Ai mbetet njëri prej lojtarëve më të suksesshëm të Zvicrës, ndërsa me helvetikët ka marrë pjesë në gjashtë turne të mëdhenj, tre Kampionate Botëror dhe po aq Evropiane.
Me Zvicrën, Shaqiri ka debutuar në vitin 2010 ndërsa ka regjistruar 125 paraqitje dhe ka shënuar 32 gola.
Në nivel klubesh, Shaqiri aktualisht bën karrierë te Chicago Fire kurse ka luajtur edhe për Lyonin, Liverpoolin, Stoke Cityn, Interin, Bayern Munchenin e Baselin.