Ballina Sport Shaqiri largohet nga Chicago Fire

Shaqiri largohet nga Chicago Fire

Xherdan Shaqiri është larguar nga skuadra e ligës MLS në Shtetet e Bashkuara të Ameirkës, Chicago Fire.

Lajmin për largimin e tij e ka bërë të ditur Chicago Fire të mërkurën pasdite.

“Pas diskutimeve me Xherdanin, me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Georg Heitz.

“E falënderojmë atë për kontributin në klub dhe i dëshirojmë atij më të mirën në kaptinën e ardhshme të karrierës”, ka shtuar ai.

32-vjeçari Shaqiri u transferua te Chicago Fire më 9 shkurt të vitit 2022 nga Lyoni francez.

Shaqiri zhvilloi 75 ndeshje, prej të cilave 63 herë ishte titullar te skuadra amerikane.

Realizoi 16 gola dhe regjistroi 20 asistime në të gjitha garat.

“Besoj se është koha e duhur për mua që të shikoj mundësi të reja në karrierën time”, ka thënë Shaqiri.

“Dua ta falënderoj klubin dhe tifozët për përkrahjen që e kam pasur gjatë kohës time në Chicago. Chicagos i dëshiroj më të mirën në vazhdim”.

Chicago Fire i kthehet sezonit të rregullt në ligën MLS të shtunën, më 24 gusht.

Luan në udhëtim te New York City.

Exit mobile version