Shaqiri ka kërkuar largimin nga Liverpooli, ai mund të largohet me parametër zero

Sipas “Corriere dello Sport”, Xherdan Shaqiri ka kërkuar largimin nga Liverpooli këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Shaqirit skadon në vitin 2023, por artikulli sugjeron që ai mund të largohet me parametër zero dhe kjo ka ngjallur interesimin e disa skuadrave.

Skuadra e Lazios është njëra ndër më të interesuarat për “Big Shaq”, pasi ai pëlqehet nga Maurizio Sarri për futbollin e tij të shpejtë. Atletico Madrid dhe Milani janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e Shaqirit.