Shampite

Një ëmbëlsirë e lehtë, e thjeshtë në përgatitje e cila të përfshin tërësisht me shijen e saj.
Shampitja është një ëmbëlsirë që vjen nga tradita kosovare, ajo gjendet në çdo ëmbëltore të Kosovës por njëkohësisht është specialitet që amvisat e gatuajnë shpesh në shtëpi.

Përbërësit

  • 6 të bardha veze
  • 350 gr sheqer
  • Një filxhan i vogël me ujë
  • Për petën
  • 6 të verdha veze
  • 6 lugë sheqer
  • 6 lugë miell
  • 6 lugë qumësht
  • 6 lugë vaj
  • Gjysmë luge çaji me pluhur pjekjeje

Përbërësit

Si fillim përgatisim pandispanjën. Shtojmë në një tas të verdhat e vezëve dhe sheqerin dhe i kalojmë në mikser derisa masa të njëtrajtësohet dhe sheqeri të shkrijë plotësisht.
Në po të njëjtin task u kemi vezët shtojmë qumështin, miellin, vajin dhe pluhurin e pjekjes.
Më pas, ë shtroni një letër pjekjeje në tepsi, të hidhni në të masën e përgatitur dhe më pas ta fusni në furrë të parangrohur me 180 gradë.
Ndërkohë përgatisim pjesën kremoze të ëmbëlsirës.
Në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin dhe e lëmë në zjarr derisa sheqeri të shkrihet dhe sherbeti të jetë i trashë.
Më pas, në një tjetër enë hedhim të bardhat e vezëve dhe duke i rrahur shtojmë sherbetin duke e përzier pa ndërprerje masën në mikser derisa masa të marrë trajtën e një shkume të fortë të bardhë.
Pasi të jetë pjekur peta e pandispanjës shtojmë mbi të shkumën me vezë e sheqer dhe e lëmë në furrë të piqet edhe 5 minuta. Më pas e largojmë nga furra dhe e shërbejmë të ftohtë.