Shala thotë se Thaçi e Haradinaj i kanë shkuar në shtëpi në orën 1:00 pas mesnate

Një vizitë të papritur të martën pas mesnatës e kishte pasur deputeti i Nisma-s, Haxhi Shala.

Atij në shtëpi në orën 01:00 i kishin shkuar dy mysafirë të paftuar. presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Këta dy kishin mision që ta bindnin Shalën për të ndërruar mendjen për t’i dhënë votën pro, Qeverisë së Avdullah Hoti.

I ftuar në televizionin T7 deputeti Shala ka dhënë detaje për takimin që kishte pasur me Thaçin e Haradinaj.

“Për mu kanë ardh si miq të vjetër. As si kam thirre as si kamë ftu, veç kur i kam pa te shtëpia. Ata ma sqaruan edhe krizën politike. Më thanë që koalicioni varet krejt nga vota juaj.  Unë iu thash që i kam bashkëluftëtar e nuk mund që t’i ktheje prapa. Unë votë për Hotin nuk kam, por votë për ju të dyve kam. Ka mujt edhe Limaj një telefonatë me ma ba, e më thanë jemi në këtë gjendje. Në Prishtinë erdhën në shpi. Më erdh mirë kur i pash dytë bashkë.  Bile unë me shaka iu thash ‘ra Albini iu bani bashkë. Kanë ardhur në ora 01 të natës e pastaj ndenjtë goxha shumë”, ka deklaruar Shala

Haxhi Shala thotë se Thaçi e Haradinaj i kanë shkuar në shtëpi në orën 1:00 të mëngjesit.

Një vizitë të papritur të martën pas mesnatës e kishte pasur deputeti i Nisma’s, Haxhi Shala. Atij në shtëpi në orën 01:00 i kishin shkuar dy mysafirë të paftuar. presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Këta dy kishin mision që ta bindnin Shalën për të ndërruar mendjen për t’i dhënë votën pro, Qeverisë së Avdullah Hotit.

I ftuar në Frontal tek Arsim Lani, deputeti Shala ka dhënë detaje për takimin që kishte pasur me Thaçin e Haradinaj.

“Për mu kanë ardh si miq të vjetër. As si kam thirre as si kamë ftu, veç kur i kam pa te shrëpia. Ata ma sqaruan edhe krizën politike. Më thanë që koalicioni varet krejt nga vota juaj.  Unë iu thash që i kam bashkëluftëtar e nuk mund që t’i ktheje prapa. Unë votë për Hotin nuk kam, por votë për ju të dyve kam. Ka mujt edhe Limaj një telefonatë me ma ba, e më thanë jemi në këtë gjendje. Në Prishtinë erdhën në shpi. Më erdh mirë kur i pash dytë bashkë.  Bilez unë me shaka iu thash ‘ra Albini iu bani bashkë. Kanë ardhur në ora 01 të natës e pastaj ndenjtë gogja shumë”, ka deklaruar Shala

Haxhi Shala i çel letrat, tregon me cilin ministër të NISMA-s i ka mbetur hatri.

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Haxhi Shala, ka qenë një prej emrave më të diskutuar ditëve të fundit pas deklarimit të tij se nuk do të votojë për qeverinë e Avdullah Hotit, pavarësisht se partia e tij kishte lidhur koalicion.

Deputeti i Nisma’s ka thënë se problemi i tij nuk ka qenë me qeverinë e Avdullah Hotit por me zhvillimet brenda partisë së tij.

Shala në Frontal ka thënë se i ka mbetur hatri me emërimin e Skënder Reqicës për herë të dytë ministër, duke thënë se i njëjti nuk i ka sjellë vota partisë.

“Unë i kam vërejtjet e mia për ministrat. Për njërin s’kam vërejtje dhe ai është Vesel Krasniqi, Skënder Reqica është djal i mirë, partia ia ka dhënë mundësinë një herë. Dhe kur ta jep partia mundësinë një herë, duhet fituar vota pastaj. Ne e kemi bërë ministër jashtë Malishevës, për t’i sjellë vota partisë. Ai është ministër për hatër të bacit Jakup”, ka thënë Shala.