Sexhdeja (përkulja) ndaj Zotit mbron njeriun nga Kanceri

Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, sexhdeja (përkulja) ndaj Allahut mbron njeriun nga kanceri.

Sipas kësaj analizës, sexhdeja ndikon shumë pozitivisht tek gratë shtatzëna duke e mbrojtur embrionin e tyre nga deformimet e mundshme. Krahas kësaj ndihmon edhe ndaj shumë sëmundjeve trupore dhe psikologjik.

Kryetari i Institutit Kombëtar i Teknologjisë Laserike njëherit edhe profesor i biologjisë, Muhammed Zijaeddin Hamid pohon se në këtë periudhë trupi i njeriut nga çdo anë është duke u përballuar më rreze elektromagnetike, kështu që absorbon më shumë reze. Ndërsa, sipas profesorit, këtë energji të tepruar padyshim duhet larguar nga trupi.

Sipas analizës se shkencëtarit egjiptian energjia elektromagnetike e tubuar në trup largohet nge sexhdeja ndaj Allahut. Kontakti i shtatë pjesë të trupit më tokën liron energji nga trupi.

“Njeriu duke qëndruar në sexhde më pak ngacmohet nga valët elektromagnetike si dhe me kontaktin e ballit me tokën e liron energjinë” pohon profesor Zijaeddin.

Sipas rezultateve të analizës së bërë, njeriu në pozitën e sexhdes është në kontakt me shtatë pjesët e trupit me tokën dhe kjo ndikon në rritjen e energjisë së liruar. Kjo ndikon pozitivisht në eliminimin e lodhjes dhe në sëmundjet e tjera.

Sipas profesorit Zijaeddin për të liruar energjinë në mënyrë sa më të shëndoshë gjatë qëndrimit në sexhde duhet të kthehemi në drejtim te Qabes, gjë që sipas profesorit ”Qabeja është qendra e tokës dhe drejtim kah qendra e fytyrës së tokës është pozicioni më ideal për të liruar energjinë nga trupi”.

“Pesë kohët e namazit obligativ janë të mjaftueshme për ta larguar energjinë e tepërt nga trupi deklaron” shkencëtari egjiptian duke theksuar se tepricat e formuara gjatë gjumit largohen gjatë faljes së namazit të sabahut duke mundësuar një fillim të mbarë dhe të shëndoshë për një ditë të re.

Namazi i drekës, ikindisë dhe akshamit pakësojnë lodhjen dhe stresin ditor duke mundësuar një qetësi psikologjike për njeriun, ndërsa namazi i jacisë largon pjesën tjetër të energjisë së tepërt të marrë gjatë ditës dukë mundësuar një gjumë të shëndoshë për njeriun.