Sevilla po përgatit ofertën për Shaqirin

Xherdan Shaqiri me shumë gjasë është duke kaluar sezonin e fundit te Liverpool.

Ylli kosovar që luan me skuadrën e Liverpool, Shaqiri, pritet të ndërroj ambient gjatë merkatos së verës.

Lojtari nga Zhegra e Gjilanit nuk ka arritur që të fitojë besimin e Jurgen Klopp për një vend në formacion, por ka skuadra të tjera të interesuara për të.

‘Football Insider’ shkruan se Sevilla janë gati të bëjnë një ofertë për Xherdan Shaqirin, transmeton lajmi.net.

‘Reds’ mund ta lënë lojtarin të largohet për një shifër prej 30 milionë eurove.

Kjo shifër është dyfishi i asja që Liverpool paguajtën për ta transferuar lojtarin nga Stoke City, në vitin 2018.

Thuhet se për Shaqirin ka interesim edhe nga Roma e skuadra si Zenit e CSKA Moscow.