Sevilla ka ndalur Atletico Madridin në xhiron e nëntë në La Liga, duke mposhtur 1:0 në ndeshjen që u zhvillua në “Sanchez Pizjuan”.
Atletico Madridi ka pësuar humbjen e parë në La Liga, pasi është mposhtur 1:0 nga Sevilla në xhiron e nëntë në La Liga.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Steven Nzonzi në minutën e 73’të.
Pas kësaj humbje, Atletico mbetet në pozitën e tretë me 18 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi që sonte përballet me Bilbaon. Derisa Sevilla ka marrë kreun e tabelës me 20 pikë, një më shumë se Barcelona.