Quique Setien është në telashe të mëdha me Sergio Busquets dhe Nelson Semedo.
Barcelona do të ketë një ndeshje të rëndësishme në mesjavë, kur në kuadër të Ligës së Kampionëve luan përballë Napolit.
Në këtë ndeshje pritet që titullarë të jenë Sergio Busquets dhe Nelson Semedo, por për dyshen do të ketë telashe të mëdha.
Të dy lojtarët rrezikojnë të humbin ndeshjen e kthimit, në rast se ndëshkohen me karton të verdhë, transmeton lajmi.net.
Mungesa e dyshes do të ishte një hendikep i madh, sidomos ajo e Semedo, kur kemi parasysh se Sergi Roberto do të mungojë deri në katër javë.
Setien do të jetë në telashe të mëdha, pasi duhet të kërkojë nga dyshja që të jenë më pak agresivë. Mundësitë për rotacione në skuadër janë minimizuar për trajnerin e Barcës, pikërisht për shkak të lëndimeve të shumta.