Setien flet për lojtarin e ri të Barcelonës, Braithwaite

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka dhënë disa komente lidhur me transferimin e fundit të skuadrës së tij.

Martin Braithwaite është lojtari që gjatë kësaj jave i është bashkuar skuadrës së Barcelonës. Transferimi i tij u prit me skepticizëm nga tifozët, por trajneri ka disa fjalë më ndryshe për të.

Setien ka bërë edhe një herë të ditur se skuadra e Barcelonës ka besim të plotë në Braithwaite.

“Sigurisht se ne do ta shohim atë si startues në një pikë. Ne duhet të vendosim se kur. Ndoshta tani është paksa veprim i pamatur” ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Ai erdhi në formë të mirë, nuk ka dyshim për këtë, por ka shumë koncepte që duhet t’i shpjegojmë atij dhe ai duhet të kuptojë. Jam i sigurt që ai do të ndihmojë shumë. Ai ka ardhur i motivuar” ka shtuar trajneri.

“Martin është lojtar që e kemi ndjekur tash e sa kohë. Ai është lojtar me kualitete që do të na ndihmojnë shumë. Kualitete specifike. Ai mund të luaj në pozita të ndryshme dhe përshtatet mirë. Kam besim se ai mund të ndihmojë. Ai nuk është vetëm futbollist i mirë, por ka edhe kokë të mirë dhe do të shtojë shumë gjëra”ka thënë ndër të tjerash Setien.

Braithwaite iu bashkua skuadrës së Barcelonës gjatë kësaj jave. Katalanët paguajtën 18 milionë euro për kartonin e tij.