Seritë Google Pixel 9 zbulohen në detaje pak ditë përpara zyrtarizimit

Imazhet promocionale japin një pamje të detajuar të specifikave dhe funksionaliteteve të Pixel 9, Pixel 9 Pro dhe Pixel 9 Pro Fold duke i lënë shumë imagjinatës.

Një tjetër raport ka hedhur dritë mbi smartfonin e ardhshëm Pixel 9 të Google dhe kësaj here vjen në formën e materialeve promocionale ndarë nga OnLeaks.

Imazhet promocionale japin një pamje të detajuar të specifikave dhe funksionaliteteve të Pixel 9, Pixel 9 Pro dhe Pixel 9 Pro Fold duke i lënë shumë imagjinatës.

Nga imazhet mund të shohim se Pixel 9 ka ekran 6.3-inç dhe 12GB RAM dhe Pixel 9 Pro në ekran 6.3-inç dhe 6.8-inç me 16GB RAM. Materiale sugjerojnë se Pixel 9 Pro mund të vijë me ekran 6.3-inç kur është i palosur dhe 8-inç i hapur së bashku me 16GB RAM.

Të gjitha pajisjet do të kenë procesorin e ri Tensor G4 të Google. Specifikat e kamerës listuar në këtë raport nuk qëndrojnë me ato të raportuara më herët duke qenë se sugjeron një sensor 10.5-megapiksel selfie dhe dy kamera të pasme 50-megapiksel dhe 48-megapiksel.

Gjithashtu thotë se Pixel 9 Pro vjen me kamër selfie 42-megapiksel, kamër të pasme 50-megapiksel, kamër të pasme telefoto 48-megapiksel dhe kamër të pasme ultrawide prej 48-megapiksel.

Së fundi telefoni i palosshëm Pixel 9 Pro Fold ka 10-megapiksel kamër selfie, 48-megapiksel kamër parësore, 10.5-megapiksel ultrawide dhe 10.8-megapiksel telefoto.