Kjo është hera e dytë që një çip i vetëm është përdorur për të fuqizuar të gjitha seritë Galaxy S. Zakonisht Samsung shet versionin ndërkombëtar me çip Exynos zhvilluar nga vetë Samsung, por jo kësaj here.
Samsung prezantoi disa pajisje të reja në evenimentin Galaxy Unpacked, por vëmendjen e morën smartfonët Galaxy S25.
Smartfonët sot janë aq të mirë sa vetë çipet që i fuqizojnë ato dhe seritë S25 kanë një version të përshtatur të Qualcomm Snapdragon 8 Elite. Kompania thotë se është çipi mobil më i shpejtë në botë dhe do të fuqizojë çdo version të Galaxy SS25 në mbarë botën.
Kjo është hera e dytë që një çip i vetëm është përdorur për të fuqizuar të gjitha seritë Galaxy S. Zakonisht Samsung shet versionin ndërkombëtar me çip Exynos zhvilluar nga vetë Samsung, por jo kësaj here.
Çipi ka një procesor të gjeneratës së dytë Qualcomm Oryon së bashku me grafikat Adreno dhe NPU-në Hexagon. Sistemi përfshin një mdoel Snapdragon X80 5G dhe sistemin Qualcomm FastConnect 7800 për konektivitet celular.
Kompania premton shpejtësi super të larta Wi-Fi dhe celular. Përdoruesit me këtë sistem mund të dërgojnë dhe pranojnë mesazhe satelitore përmes shërbimin Snapdragon Satellite.
Dy kompanisë, Samsung dhe Qualcomm punuan së bashku për të krijuar këtë version të përshtatur të Snapdragon 8 Elite për të reduktuar konsumin e energjisë për pajisjet Galaxy.
Çip është përshtatur për të përfituar nga të gjitha avantazhet e suitës AI të Gemini në telefonët Samsung. Por S25 nuk do të jetë i vetmi me çipin Snapdragon 8 Elite. Xiaomi 15, Honor Magic 7 Pro, Asus ROG Phone 9 dhe Realme GT 7 Pro janë smartfonë që do të fuqizohen po nga ky çip, por jo nga versioni i ndërtuar posaçërisht për smartfonët e Samsung.