Tre policë janë lënduar në një vetëaksident në fashitin Varagë të Zubin-Potokut.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani,
Sipas tij policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Elshani ka thënë se vetaksidneti ka ndodhur si pasojë e ngricave në rrugë.
Ky është vetëaksidenti i dytë brenda javës i Policisë në veri.
Te premten e kaluar tetë policë u lënduan nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës.