Dy të rinj janë sulmuar sot në lindje të Londrë, dhe u lanë në agoni duke bërtitur “u dogjëm”. Të rinjtë ishin sulmuar me një substancë korrozive.
Të dy viktimat u vunë në shënjestër në rajonin Bethnal Green në orën 7 të mëngjesit, dhe kërkonin ndihmë pasi lëkura e tyre u dogj dhe rrobat u shkrinë në trup.
Videoja tregon dy djem të rinj të cilëve u hidhet ujë.
Londra është tronditur nga vala e sulmeve të tilla javët e fundit, e numri i këtyre krimeve po “fluturon”. /MESAZHI/